Pse gratë japoneze nuk shëndoshen?

schedule23:12 - 11 Nëntor, 2022

schedule 23:12 - 11 Nëntor, 2022

Sipas statistikave, gratë japoneze mbajnë rekordin botëror si gratë që jetojnë më gjatë. Statistikisht, ato jetojnë mesatarisht deri në moshën 84 vjeç. Çfarë është edhe më interesant, duket se ato nuk fitojnë kurrë peshë.

E pra, cili është sekreti i këtyre grave?

Naomi Morijama në librin e saj “Gratë japoneze nuk plaken ose shëndoshen” ka shpjeguar këtë dhe sekreti duket qëndron tek kuzhina japoneze. Morijama thotë se ka disa ushqime që ndihmojnë gratë të humbin peshë dhe se këto ushqime janë pjesë të kuzhinës japoneze çdo ditë.

Peshku, frutat, soja, orizi, perimet dhe çaji jeshil janë disa prej ushqimeve të shëndetshme të cilat janë të mrekullueshme për shëndetin tuaj të përgjithshëm dhe gjithashtu për trupin elegant. Këto ushqime kanë veti anti-plakje dhe kontribuojnë në humbje të peshës në mënyrë krejtësisht natyrale dhe të shëndetshme.

Është interesant të përmendet fakti se japonezët hanë pothuajse çdo ditë peshk, oriz, supë, perime të gatuara, fruta dhe pinë çaj jeshil. Edhe pse gratë japoneze përbëjnë vetëm 2% të popullsisë botërore, ato hanë rreth 10% të gjithë peshkut në botë. Siç shpjegon edhe Morijama, prej fëmijërisë prindërit i mësojnë fëmijët e tyre që të hanë ngadalë dhe ta shijojnë çdo kafshatë.

Gjithashtu, ka disa rregulla në kuzhinën japoneze që duhet të aplikohen. Për shembull, çdo pjatë nuk duhet të mbushet kurrë plot ose të shërbehen porcione të mëdha të ushqimit, dhe çdo ushqim duhet të shërbehet ndaras.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!