Vera Elezi, një taksiste e njohur në Tiranë ishte e ftuar në emisionin “Abc-ja e mëngjesit për të folur për profesionin që ka zgjedhur të bëjë gjatë këtyre viteve. Ajo rrëfeu se e ushtron këtë profesion prej 44 vitesh, dhe se i është dashur të përballet me mentalitetin dhe një sërë vështirësish. Ajo shprehet se femrat janë më të kujdesshme sesa meshkujt në makinë, dhe se këta të fundit kanë dëshirën për të ecur më shpejt.
“Ishte një vendim i imi, që e vogël kisha dëshirë të bëja punë sa më të rënda, dhe jo për të sfiduar meshkujt por më pëlqente kur lëviznin makinat e dikasterave, dhe thoja përse mos ta ngas një grua këtë makinë, dhe që aty më lindi dëshira sikur të bëhem edhe unë një shofere.“, tha Vera.
E pyetur nëse do të donte që vajza të ndiqte profesion që ajo ka zgjedhur, Elezi tha: “Absolutisht jo, nuk do të doja sepse i di të gjitha rreziqet që ka opuna, nuk është e thjeshtë të ngasësh në timon, pasi ke të bësh me lloj lloj pasagjerësh. Më ka rastisut kam ikur natën me njerëz që njoh, por nuk është e lehtë se një difekt me ndodhur natën në fund të fundit femër je.”
E specializuar në mekanikë, Vera tha se i është dashur të përballet dhe me problemet teknike që mund të ketë patur makina. /abcnews.al