Një vrasje mizore e katërfishtë ka ndodhur në një familje shqiptare në Greqi, ku një 60 vjeçar ka vrarë dy fëmijët e mitur, 28 vjeçaren shqiptare dhe bashkëshortin e saj.
Mediat greke kanë publikuar momentin kur ai ka mbërritur ne prokurori, një numër i madh qytetarësh kanë qenë të grumbulluar jashtë ambienteve të jashtme dhe i kanë kërkuar llogari autorit të makabrës se pse ka vrarë fëmijët.
“Fëmijë… pse fëmijët”, kanë thënë qytetarët.
Për shkak të sigurisë autori, i veshur me maskë dhe kapuç dhe me kokë të ulur, është futur me shpejtësi në prokurori dhe po ashtu është larguar. Ndërkohë në deklaratën e ti të shtunën ai ka treguar për vrasjen makabër që ka kryer në familje vetëm se ato nuk i kishin paguar një qira.
“Nuk ma kanë paguar qiranë”, tha policia gjatë marrjes në pyetje. Kujtojmë se 60-vjeçari DB, banues në Andravidë, baba i dy fëmijëve, është pronar i shtëpisë ku banonte familja Klotsi.
Ndërkohë në lidhje me vrasjen e dy fëmijëve të mitur 2 dhe 3 vjeç 60 vjeçari nuk ka dhënë asnjë detaj. Autori thjesht është mjaftuar me faktin se nuk dëshiron që të kujtojë atë që ka ndodhur atë ditë dhe se ka thënë se nuk ka falje për një gjë të tij.
“Nuk ka falje për këtë ”./abcnews.al