Pse faqet tona skuqen në të ftohtë? Zbuloni si qendron e vërteta

schedule14:37 - 11 Shkurt, 2022

schedule 14:37 - 11 Shkurt, 2022

E vërteta është se jo të gjitha femrat e përjetojnë skuqjen në fytyrë në të njëjtën mënyrë. Ky “problem” mund të ndodhë për shkak të shumë situatave të ndryshme.

Arsyeja më e zakonshme e paraqitjes, megjithatë, mbetet stresi dhe sikleti që një grua po përjeton në këtë moment.

Temperatura tepër e ulët krijon të njëjtin efekt pasi faqet dhe hunda tona kanë tendencë të skuqen.

Faqet skuqen në të ftohtë, pse ndodh kjo?

Kur skuqeni, “enët e gjakut në fytyrë zgjerohen dhe rrisin qarkullimin e gjakut”, i cili bëhet i dukshëm nën lëkurë. Është fakt që hunda dhe faqet skuqen pas ekspozimit ndaj ajrit të ftohtë. E keni pyetur ndonjëherë veten pse ndodh kjo? Nëse jo, ne jemi këtu për t’iu përgjigjur çdo pyetjeje që mund të keni.

Skuqja e fortë në fytyrë shkaktohet sepse gjaku “largohet” nga këto zona dhe derdhet në organet më vitale, si zemra apo mushkëritë, për t’i ngrohur në të ftohtë. Kur procesi i balancimit të temperaturës përfundon, trupi përpiqet të kthejë gjakun në zonat e mëparshme dhe ky rikuperim i shpejtë i qarkullimit të gjakut bën që këto pika të skuqen.

Edhe pse vizualisht është shumë e ngjashme me djegien nga dielli, kjo skuqje është “krejtësisht e ndryshme”, tha për Allure Adam Friedman, një profesor i dermatologjisë në Shkollën e Mjekësisë George Washington për Shëndetin dhe Shkencat. Në fakt është një lloj “dermatiti irritues” i shkaktuar nga era që nxjerr ujin nga shtresa e sipërme e lëkurës./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!