Pse është mirë të vendosni kos në fytyrë dhe flokë

schedule13:17 - 8 Prill, 2021

schedule 13:17 - 8 Prill, 2021

Periudha e karantinës na dha mundësinë të zbulojmë produktet magjike në kuzhinë që mund t’i përdori për rutinat tona të bukurisë. Një nga këta është kosi, përbërës shumë i dobishëm për fytyrën dhe flokët. Më poshtë abcnews.al do ju tregojë disa nga përfitimet që merrni prej tij.

1. Lufton puçrrat

Vendosni kos kremoz në fytyrën tuaj dhe shpëlajeni pas 30 minutash. Kosi ka veti natyrore antibakteriale që pastron thellë lëkurën, duke zvogëluar aknet.

2. Hidraton lëkurën

Rinovoni lëkurën tuaj duke aplikuar një shtresë të trashë kosi në lëkurë pak të njomë. Shpëlajeni pas 10 minutash. Kosi përmban acid laktik i cili ndihmon në shtresimin e qetë dhe hidratimin e lëkurës, informon abcnews.al.

3. Trajton njollat

Përzieni 2 lugë kos me disa pika lëng limoni, lëreni në lëkurën tuaj për 30 minuta dhe më pas shpëlajeni. Për rezultate më të mira, përsëritni të paktën dy herë në javë. Kosi ka fuqi zbardhuese që mund të heqë njollat në fytyrë.

4. Ideale për zbokthin

Masazhoni me kos në skalpin tuaj dhe shpëlajeni me ujë të ngrohtë pas 15 minutash. Acidi laktik natyral do të hidratojë lëkurën e kokës dhe do të shtresojë qelizat e vdekura të lëkurës, duke kuruar kështu zbokthin dhe duke rikthyer bukurinë e flokëve tuaj./e.b-abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!