Të gjithëve na ka ndodhur që ndërsa rritemi, rrethi ynë i miqve zvogëlohet. Por pse miqësitë e ngushta janë gjithnjë e më të vështira për t’u krijuar ndërsa rritemi? Ka shumë faktorë: përgjegjësitë, puna, shpërngulja në një vend tjetër, ndryshimet e jetës, krijimi i familjes por edhe mungesa e besimit që ndjejnë ata që janë lënduar në të kaluarën.
Një arsye tjetër që e bën të vështirë të bëjmë miq është se nuk ka kohë. Mes orëve të shumta të punës apo kujdesit për prioritetet e jetës, nuk ka kohë për të bërë miq të rinj. Papritur, miqtë tuaj zhduken ose të gjithë filloni të merrni drejtime të reja ndërsa përfundoni studimet. Dhe kështu mendoni, “Ku shkuan të gjithë miqtë e mi?”
Filloni me miqtë që tashmë i njihni
Shumë kanë përshtypjen se gjetja e një miku të ngushtë përfshin takimin me një të panjohur. Filloni me njerëzit që tashmë i njihni. Shumë prej nesh kanë shumë miq të mundshëm, por i kanë harruar për një arsye ose një tjetër.
Takoni fqinjët tuaj
Gati gjysma e njerëzve ndihen sikur u mungon shoqëria dhe ndjehen të izoluar nga të tjerët, sipas Raportit të Vetmisë Cigna 2020. Por padyshim që është dikush, ndoshta në lagjen tuaj, që do të donte të ishit miq. Mundohuni të filloni një bisedë me fqinjët tuaj. Edhe një pyetje si “Si jeni?” ose “Si ishte dita (ose java) jote?”, mund të krijojë një miqësi të re.
Gjeni një hobi
Një mënyrë e shkëlqyer për të bërë miq është të gjesh një hobi të ri që kanë njerëzit e tjerë. Në këtë mënyrë do të mund të takoni njerëz që ndajnë të njëjtat interesa si ju. /abcnews.al