Pavarësisht nëse jeni duke vrapuar, duke bërë çiklizëm apo ski, stërvitja ndikon në trupin tuaj dhe për këtë arsye ka nevojë për ushqim me vlera ushqyese. Nuk keni nevojë të hani një vakt të madh pas stërvitjes, por është e gabuar që të shmangni ushqimin krejtësisht.
Në fakt, është e rëndësishme të hani diçka brenda 30-40 minutave pas stërvitjes. Por ngrënia e një ëmbëlsire ose një pakoje me patate të skuqura nuk do të sigurojë gjithçka që i nevojitet trupit tuaj. Ushqimi ideal pas stërvitjes ka tre përbërës:
Karbohidratet (për të rimbushur rezervat e glikogjenit), proteinat (për të siguruar aminoacidet thelbësore për ndërtimin dhe riparimin e muskujve ) dhe shumë lëngje. Këtu luajnë një rol kryesor frutat, pasi janë karbohidrate që janë përgjithësisht të tretshëm.
Përmbajnë një sërë lëndësh ushqyese si fibra, vitamina, minerale dhe antioksidantë. Ato gjithashtu kanë një përmbajtje të lartë uji, duke ndihmuar në hidratimin. Pra, kur kombinohen me një përzgjedhje të proteinave ushqyese, ato janë të përsosura pas stërvitjes.
Provoni të hani kos me manaferra, një vezë të zier me një filxhan fruta ose një mollë me djathë. Secila prej këtyre opsioneve është një mënyrë e shkëlqyer për të rimbushur trupin tuaj me “karburant” dhe për të maksimizuar përfitimet e stërvitjes suaj. /abcnews.al