Pse është bërë virale videoja ku japonezët shkojnë në punë?

schedule10:30 - 25 Mars, 2024

schedule 10:30 - 25 Mars, 2024

Një video e një turme njerëzish që shkojnë në punë në Japoni në mëngjes po qarkullon në rrjetet sociale dhe shumë janë magjepsur nga disiplina dhe heshtja që mbizotëron.

Praktikisht, në video shihet një numër i konsiderueshëm i njerëzve që dalin nga stacioni i trenit, ndërsa absolutisht nuk dëgjohet asgjë përveç hapave të kalimtarëve. Njerëzit nuk flasin me njëri-tjetrin, nuk përdorin celularë dhe disa prej tyre mund të shihen me kufje në vesh.

Duke qenë se shumë janë të magjepsur nga kultura japoneze, edhe këtë herë ka pasur komente nga ata që janë entuziast për këtë lloj disipline. Njerëzit në përgjithësi ulen ose qëndrojnë të qetë gjatë transportit publik, sepse të folurit me zë të lartë dhe shqetësimi i pasagjerëve të tjerë konsiderohet i pasjellshëm. Kjo përfshin të folurit në telefon celular ose të bësh biseda me zë të lartë.

Megjithatë, ka pasur edhe nga ata që një sjellje të tillë e kanë konsideruar mjaft rrëqethëse.

Një tjetër gjë që shumë venë re ishte se shumica e njerëzve ishin të veshur me nuancat gri, të zezë dhe blu të errët./abcnews.al

 

View this post on Instagram

 

A post shared by EarthPix ? Travel (@earthpix)

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!