Pse ëndërrojmë për ish-in tonë? Shpjegimi shkencor tregon si qendron e vërteta

schedule08:42 - 12 Korrik, 2022

schedule 08:42 - 12 Korrik, 2022

Ju sapo keni krijuar një marrëdhënie që ju kënaq plotësisht dhe ka një bashkëpunim të shkëlqyer. Dhe ndërkohë që gjithçka po shkon mirë, ju mendoni se ndërgjegjja juaj dëshiron t’ju përcjellë disa mesazhe krejtësisht të ndryshme. Nëse e shihni shpesh ish- partnerin tuaj në gjumë dhe nuk ndiheni shumë rehat për këtë, nuk ka arsye për panik sipas shkencëtarëve.

Interpretimet e shumta

Nëse bëni një kërkim në Google, do të jeni pak më të pakëndshëm me rezultatet se pse mund të ndodhë kjo. Shumë argumentojnë se marrëdhënia juaj e re të kujton mjaft të vjetrën, po, atë për të cilën ëndërroni çdo natë, kështu që ndërgjegjja dëshiron t’ju tregojë se jeni përsëri në rrugën e gabuar.

Gjithashtu, shumë besojnë se kjo tregon se po përsëritni të njëjtën sjellje në marrëdhënien tuaj aktuale dhe ëndrra vepron si një shenjë paralajmëruese. Nga ana tjetër, argumentohet se të ëndërrosh për një ish është një metaforë e mirë për t’ju treguar se e keni lënë pas të kaluarën për mirë dhe jeni në gjendje t’i përkushtoheni marrëdhënies suaj të re.

Shpjegimi shkencor

Interpretimet e kësaj ndodhie janë të shumta, por sipas psikologut, Dr. Kalanit Ben-Ari, të shohësh një ish-partner në gjumë do të thotë shumë më tepër nga sa mendojmë. “Ëndrrat priren të na udhëheqin përtej vetëdijes. Është një çështje shumë personale dhe nëse kujtojmë më shumë detaje nga ëndrra, atëherë patjetër që mund të gjejmë më lehtë simbolikën e nevojshme”.

Ëndrrat që shohim për një marrëdhënie të mëparshme kanë më pak të bëjnë me personin që luan, sesa me atë që përfaqëson. Personi që ne ëndërrojmë simbolizon ndjenjat tona që janë të qëndrueshme ose dëshiron të thotë diçka më thellë për ne dhe marrëdhëniet tona siç janë formuar sot.

Sido që të jetë, sipas Ben-Arit, ne nuk kemi nevojë të ndihemi fajtorë në asnjë rrethanë. Nëse ëndrra rikthehet dhe përsëritet, ajo patjetër dëshiron t’ju tregojë diçka, ndaj është mirë të kërkoni më thellë brenda vetes për të gjetur përgjigjen. E rëndësishme është të heqim dorë nga frika që zakonisht pason ëndrra të tilla dhe t’i lejojmë vetes të kuptojmë çdo simbolikë të fshehur. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!