Para se të hapni kanaçen e pijes që doni të konsumoni, duhet të bëni kujdes. A jeni të vetëdijshëm që nëse harroni ta pastroni atë, mund të jeni duke pirë insekte ose papastërti pa e kuptuar as vetë?
Mallrat e konservuara mund të vijnë në kontakt me pluhurin dhe papastërtitë në mjedis.
Këto pluhura që mund të gjenden në kanaçe mund të jenë plot me mikroorganizma përgjegjës për sëmundje. Për shembull, bakteret e bacilit cereus mund të shkaktojnë diarre, ngërçe në stomak dhe madje edhe të vjella tek njerëzit.
Insektet mund të përdorin kanaçet për të hedhur vezët ose jashtëqitjet e tyre
Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, këto insekte janë bartësit më të zakonshëm të sëmundjeve të tilla si dizenteria, gastroenteriti, diarreja, tifoja, gangrena dhe lebra. Prandaj duhet t’i lani mirë para se t’i hapni.
Mbeturinat e kafshëve ose insekteve mund të bien mbi ushqimin tuaj
Në pjesën e hapjes mund të ndodhen gjurmë të insekteve të vogla si mizat, merimangat ose buburrecat. Nëse nuk e pastroni pjesën e sipërme, ata mund të bien në ushqim pa e kuptuar. /abcnews.al