Pse duhet të pini një lugë vaj ulliri çdo mëngjes

schedule08:47 - 10 Mars, 2021

schedule 08:47 - 10 Mars, 2021

Shumica prej nesh e përdorin vajin e ullirit për gatim, por në fakt pirja e tij do t’ju lejojë të merrni përfitime maksimale. Vaji i ullirit është i njohur për efektet pozitive në zemër, por ka dhe shumë efekte të tjera pozitive nëse e pini një lugë në mëngjes.

1. Shndërron lëkurën tuaj

Vaji i ullirit është përbërës thelbësor për shumë produkte kozmetike, nga e cila përfiton dhe lëkura juaj. Zvogëlon skuqjen dhe ënjtjen dhe mund ta mbajë fytyrën tuaj pa rrudha për një kohë të gjatë. Vaji i ullirit ka veti të fuqishme antibakteriale dhe shërben si dezinfektues natyral.

2. Mund t’ju ndihmojë të humbni peshë

Shumë studime kanë treguar se ndjekja e një diete mesdhetare, e cila është e pasur me vaj ulliri, ka një efekt pozitiv në peshën e trupit. Më shumë se 180 njerëz morën pjesë në një studim 3-vjeçar që provoi se pirja e vajit të ullirit i ndihmoi ata të humbnin peshë, informon abcnews.al.

3. Është i mirë për trurin tuaj

Të pish rregullisht vaj ulliri ndihmon për të hequr grumbullimet e pllakave brenda qelizave të trurit tuaj. Këto pllaka mund të shkaktojnë sëmundjen e Alzheimerit, sëmundjen më të zakonshme mendore në botë. Njerëzit që pinë rregullisht vaj ulliri kanë një memorie më të mirë se ata që mbajnë një dietë me pak yndyrë.

4. Mbështet shëndetin tuaj të kockave

Nga elementët që gjenden në vajin e ullirit mund të përfitojnë njerëzit që vuajnë nga artriti reumatoid. Kjo funksionon më mirë kur kombinohet me vajin e peshkut, një burim i pasur i acideve yndyrore omega-3. Përbërjet që gjenden në vajin e ullirit ekstra të virgjër lehtësojnë dhimbjen e kyçeve dhe përmirësojnë ngurtësinë e tyre që shkaktohen nga artriti, informon abcnews.al.

5. Redukton inflamacionin

Pasurimi i dietës tuaj me vaj ulliri dhe ushqime të tjera me acide yndyrore omega-3 zvogëlon inflamacionin në trup. Kjo, nga ana tjetër, mund të ndihmojë në parandalimin ose shërimin e gjendjeve të ndryshme të lëkurës të shkaktuara nga inflamacioni.

6. Është e mirë për shëndetin e zorrëve

Disa lloje bakteresh që jetojnë në stomakun tuaj mund të shkaktojnë ulçerë të stomakut. Vaji i ullirit është provuar se lufton bakteret dëmtuese, disa prej të cilave janë rezistente ndaj antibiotikëve. Vetëm 30 gram vaj ulliri ekstra të virgjër në ditë mund të shkatërrojë bakteret e dëmshme në më pak se 14 ditë, informon abcnews.al.

7. Kontrollon sheqerin në gjak

Vaji i ullirit ekstra i virgjër mund të jetë sekreti për uljen e glukozës në gjak. Ai mbron trupin tuaj nga diabeti tip 2, dhe mund të zvogëlojë rrezikun e tij me mbi 40%./e.b-abcneës.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!