Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Pse duhet të mbani gjithmonë një top tenisi kur udhëtoni me avion?

schedule19:25 - 7 Prill, 2022

schedule 19:25 - 7 Prill, 2022

Kur bëhet fjalë për paketimin e bagazheve të dorës për një fluturim, shumica prej nesh do të mendojnë të përfshijnë një libër të mirë, revistë ndoshta dhe një jastëk për qafën. Por ka një objekt befasues që duhet marrë me vete kur udhëtoni dhe është…një top tenisi.

Tingëllon e çuditshme? Një top tenisi mund të përdoret për të lehtësuar efektet anësore të pakëndshme ose të dhimbshme të fluturimit, si dhimbjet e kyçeve dhe dhimbjet e muskujve. Gjatë një fluturimi, është e zakonshme që këmbët të fryhen, shputat dhe shpina të na dhembin, shkruan abcnews.al.

Top tenisi në dorë nga afër

Kirurgu Ali Ghoz thotë se mund të përdorni topin për të masazhuar zonat ku keni dhimbje derisa të ndjeni lehtësim. “Duke marrë një top tenisi ose një masazhues në aeroplan, kjo do të ndihmojë në rritjen e qarkullimit të gjakut” thotë Ghoz. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!