Pse duhet të konsumoni lëng selinoje çdo mëngjes

schedule11:50 - 30 Shtator, 2020

schedule 11:50 - 30 Shtator, 2020

Selino është shumë e pasur me fibra që mund të na bëjë të ndihemi të ngopur. Duke marrë parasysh që selino është e pasur me vitamina, minerale, lëngu i tij nuk është thjesht një pije e shijshme, por është një dhe super e shëndetshme për një dietë të rregullt. Selinoja ofron njër sërë përfitimet për shëndetin tonë, sipas Bright Side.

Parandalon problemet me shikimin.

6 gjërat që ndodhin me trupin tuaj kur filloni të pini lëng selino çdo mëngjes

 

Selino është e pasur me vitaminë A, e cila luan një rol të rëndësishëm tek shikimi. Mbron sipërfaqen e syve nga bakteret dhe viruset. Gjithashtu ndihmon për të parandaluar zhvillimin e problemeve të shikimit që lidhen me moshën siç janë kataraktet.

Ul rrezikun e kancerit.

6 gjërat që ndodhin me trupin tuaj kur filloni të pini lëng selino çdo mëngjes

 

Studiuesit kanë zbuluar se luteolina që gjendet në selino dobëson qelizat kancerogjene dhe i bën më të ndjeshme gjatë trajtimit. Selino është përdorur në mjekësinë kineze si një agjent anti-kancer për një kohë të gjatë.

Neutralizon ushqimet acidike.

6 gjërat që ndodhin me trupin tuaj kur filloni të pini lëng selino çdo mëngjes

 

Selino është e pasur me elemente si hekuri, magnezi dhe natriumi të cilat i japin lëngut të selinos vetitë e tij të forta alkalizuese. Me fjalë të tjera, ajo mund të neutralizojë ushqimet acidike duke na ndihmuar të mbajmë një ekuilibër të shëndetshëm të pH në trupin tonë. Për shkak se shumë ushqime që hamë çdo ditë janë acidike, shtimi i lëngut të selinos në rutinën tuaj të përditshme mund të parandalojë gurët në veshka apo problemet me mëlçinë dhe zemrën.

Rregullon ekuilibrin e lëngjeve.

6 gjërat që ndodhin me trupin tuaj kur filloni të pini lëng selino çdo mëngjes

Selino përmban kalium dhe ky mineral luan një rol të rëndësishëm në shumë procese në trupin tonë. Kaliumi tretet në ujë dhe sillet në sistemin tonë si një elektrolit i ngarkuar pozitivisht, duke rregulluar nivelin e ujit brenda qelizave.

Parandalon diabetin e tipit 2.

6 gjërat që ndodhin me trupin tuaj kur filloni të pini lëng selino çdo mëngjes

Selino është një nga mënyrat natyrore për të parandaluar diabetin e tipit 2, pasi përmban shumë vitaminë K. Një studim ka vërtetuar se vitamina K përmirëson ndjeshmërinë tonë ndaj insulinës. xh.d/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!