Sipas një studimi, ekziston një lidhje mes ngrënies së kosit dhe uljes së rrezikut të kancerit të mushkërive. Studiuesit publikuan një raport në JAMA Oncology bazuar në një analizë të 10 studimeve nga SHBA, Europa dhe Azia që përshinë 1.4 milion njerëz. Ata shqyrtuan 18.822 raste të kancerit të mushkërive, informon abcnews.al. Në studim u zbulua se ngrënia e kosit dhe fibrave lidhet me një ulje të rrezikut të kancerit të mushkërive. Ata zbuluan se burrat që hanin rreth 85 gram kos në ditë, dhe gratë që hëngrën 113 gram, kishin një rrezik 19% më të ulët të kancerit të mushkërive. Ata që hëngrën më shumë fibra kishin gjithashtu 17% më pak të ngjarë të zhvillonin kancer.
Sa e rëndësishme është të hani kos çdo ditë?
Është sigurisht e mundur që ngrënia e më shumë fibrave dhe kosit mund të ketë shumë përfitime të ndryshme shëndetësore. Kosi është i pasur me kalcium, vitamina B, vitaminë D dhe shumë lëndë të tjera ushqyese.
Megjithatë, mbani në mend se rreziku më i lartë i zhvillimit të kancerit të mushkërive qëndron tek ata që janë duhanpirës aktualë ose që kanë një histori të konsiderueshme të pirjes së duhanit./e.b-abcnews.al