Read More…

"/>

Pse duhet të ecni pasi të hani? Mund të parandaloni sëmundjen që prek shumë njerëz

schedule11:48 - 15 Janar, 2022

schedule 11:48 - 15 Janar, 2022

Studimet kanë treguar se një shëtitje pas një vakti është një nga gjërat më të mira që mund të bëjmë për shëndetin por ndonjëherë duket e pamundur, sidomos kur nxitojmë për në punë. Një hulumtim tregoi se ecja pasi keni ngrënë është gjithashtu e dobishme për parandalimin e diabetit të tipit 2.

Studimi përfshiu njerëz të moshuar që ecnin 15 minuta pas një vakti, gjë që ndikoi në luhatje të vogla të sheqerit në gjak në orët në vijim. Gjithashtu, u zbulua se këto shëtitje të shkurtra pas darkës janë më të dobishme në uljen e niveleve të sheqerit në gjak sesa një shëtitje 45-minutëshe në mëngjes ose vonë pasdite.

Çfarë ndodh saktësisht në trup kur ecim pas një vakti?

Muskujt që përdorim për të ecur përdorin glukozën për energji, duke e “nxjerrë” atë nga qarkullimi dhe duke ulur kështu sasinë e glukozës që mbetet në gjak. Pra, gjëja më e mirë që mund të bëni pas darkës është të ngriheni nga tavolina dhe të ecni përpara, tha Andrew Reynolds nga Universiteti i Otagos në Zelandën e Re.

Gjithashtu, hulumtimet kanë treguar se ecja përshpejton kohën që i duhet ushqimit nga stomaku për të arritur në zorrën e hollë, gjë që mund të zgjasë ndjenjën e ngopjes pas ngrënies. Ekzistojnë gjithashtu prova që e lidhin këtë formë të tretjes më të shpejtë me më pak urth dhe simptoma të tjera të refluksit. /abcnews.al