Vaji i arganit ka gjetur një përdorim të gjerë në produktet e bukurisë. Rekomandohet për flokët, por ky produkt mund të përshtatet lehtësisht dhe për rutinën tuaj të lëkurës. Ky vaj përmban karotenoide, polifenole, acid ferulik, squalenë, steroid dhe vitaminë E, të cilat janë antioksidantë të fuqishëm.
Vaji i arganit, përveç antioksidantit, është gjithashtu përbërës anti-inflamator, antiseptik dhe hidratues. Squalene depërton edhe në shtresat më të thella të lëkurës. Kjo sepse është e ngjashme me vajrat natyralë të lëkurës. Lëkura e njeriut përbëhet nga vajra natyralë dhe skualena përbën 25% të përbërjes së saj.
Vaji i arganit është i përshtatshëm për të gjitha llojet e lëkurës. Rekomandohet për ata që kanë lëkurë të thatë dhe kanë nevojë për hidratim të thellë, por edhe për parandalimin e rrudhave dhe strijave. Vepron gjithashtu kundër puçrrave. Mënyra e saktë për ta përdorur: vendosni një sasi të vogël direkt në lëkurë dhe masazhojeni butë. /abcnews.al