Nëse mendoni se keni gjetur personin e duhur për të ndarë jetën dhe nëna juaj nuk e miraton, jeni vërtet një person pafat. Kur ndodh kjo, ju mund të ndiheni sikur nëna juaj nuk do t’ju dijë për lumturinë tuaj ose nuk ju kupton. Por, e vërteta nuk është kështu. Ka disa arsye pse ajo nuk miraton lidhjen tuaj. Lexojini ato më poshtë
1. Kur jeni të dashuruar nuk mendoni drejt
Të qenit i dashuruar mund t’ju bëjë të merrni vendime të gabuara. Është zbuluar se një person i dashuruar, e ka gjykimin e paqartë dhe nuk janë në gjendje të mendojnë drejt. Nga ana tjetër, nënat, që janë më të afërta me bijat, e kuptojnë se kur fëmija e tyre është në rrezik.
2. Në vend që të argumentoni, përpiquni të mendoni nga këndvështrimi i saj
Nga sjellja juaj në botë, te rritja sa më mirë, nëna juaj ka qenë gjithmonë aty për ju. Ajo ka frikë se mos përfundoni me dikë që do jua thyejë zemrën.
3. Instinkti i një nëne është i fuqishëm
Nëse ajo thotë se ka një parandjenjë të keqe, mund të jetë instinkti i saj i nënës. Për më tepër, mos harroni, nëna juaj ka qenë dikur e re, dhe i ka kaluar thyerjet e zemrës, marrëdhëniet e këqija, prandaj nuk dëshiron që edhe ju të vuani.
4. Ajo mendon se ti meriton më mirë
Për një nënë, fëmija i saj është gjëja më e çmuar në botë. Ju ndoshta nuk e dini vlerën tuaj, por mamaja juaj po. Një arsye e mosmiratimit të lidhjes tuaj, mund të jetë se ajo beson se meriton më mirë./e.b-abcnews.al