Sapo ju ka zënë gjumi, ndjeni një dridhje në të gjithë trupin dhe ju bërë të ndërgjegjshëm për pak sekonda. Nuk është e qartë se çfarë e shkakton këtë fenomen, dhe neurologët thonë se këto lëvizje të pavullnetshme, që ndodhin kur një person është duke e zënë gjumi, quhen dridhje hipnagogjike.
Janë aq të zakonshme sa nuk ka pothuajse asnjë person që nuk i ka përjetuar. Ato janë karakteristike për të rriturit, megjithëse ndonjëherë ndodhin tek më të rinjtë. Ekzistojnë disa supozime se përse ato ndodhin, por në thelb nuk dihet ende. Ata supozohet se shkaktohen nga stresi, ankthi, kafeja e tepërt.
Por gjithashtu supozohet se shkaktohen dhe nga stimulantë të tjerë të ngjashëm, lodhja, rraskapitja, si dhe nga shumë faktorë të tjerë. Ky hov shpesh na tremb, dhe shkakton një ndjenjë të pakëndshme, aq shumë shqetësohen se nuk kanë ndonjë sëmundje neurologjike.
Sipas neurologut, Dr. Boban Stepic “konvulsionet hipnagogjike nuk janë të natyrës epileptike, por nëse janë të shpeshta dhe çojnë në zgjim gjatë natës, atëherë mund të jenë shenjë e apnesë së gjumit dhe në atë rast duhet të kërkoni ndihmë mjekësore”.
Studimet tregojnë se mes 60 dhe 70 për qind e njerëzve e kanë përjetuar këtë fenomen të paktën një herë në jetën e tyre, gjë që mund të rezultojë në një zgjim të menjëhershëm. Psikologët nga Universiteti Amerikan i Kolorados propozuan një shpjegim evolucionar të këtij fenomeni.
Ata e përshkruajnë dridhjen hipnagogjike si një refleks ndaj një keqinterpretimi të relaksimit të muskujve gjatë përgjumjes së trurit, si një sinjal se një primat i fjetur po bie nga një pemë. /abcnews.al