Pse do të bëhesh president? Guri tregon arsyet e vetëshpalljes si kandidat

schedule21:33 - 27 Prill, 2022

schedule 21:33 - 27 Prill, 2022

“Presidenti në Gjyq” ka qenë tema e emisionit në “Bardh a Zi” të mërkurën në mbrëmje në Abc.

Të ftuar për këtë temë ishin gazetari Bledian Koka, deputeti Petro Koçi, historiani Neritan Ceka dhe kandidati i vetëshpallur për president, Sazan Guri.

I pyetur nga gazetari koka se përse do të bëhesh president, Guri tha se do të kishte më shumë pushtet për zgjidhjen e shumë çështjeve madhore, ku përfshihet dhe ajo e kufijve.

Pjesë nga biseda:

Koka: Për çfarë do të bëhesh president ti?

Guri: Sepse pushteti nga vetë fjala, krah, ka krahë, se sa më poshtë të jem aq lodhemi dhe arrijmë pak, ndërkohë duke qenë në një pozicion më të lartë, duke pas integritetin do bëj shumë.

Koka: Po çfarë do bësh?

Guri: Do bëj mbrojtjen e kufijve të detit që kam doktrinë historike.

Koka: Si do e mbrosh ti?

Guri: Një president ku i anashkalohet shkuarja në Hagë vetëm me një kërkesë të njërës palë, me doktrinën juridike, me konsultim me 40 gjeneralë, me doktrinën e naftës, me doktrinën historike, pra me këtë lloj qasjeje, aktivizim të historianëve, intelektualëve, do i them kryeministrit me pambuk që do bëhen këto hapa.

/Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!