Forcat RENEA mësohet se kanë ushtruar një kontroll në zonën e Shijakut, pasi dyshohet se kanë rënë në gjurmët e fundit të Ervis Martinajt. Ky i fundit rezulton të jetë i zhdukur që prej 9 gushtit ndërsa dyshohet se ai është parë për herë të fundit i gjallë në zonën e Shijakut.
Kontrollet janë kryer gjatë mbrëmjes së djeshme dhe policia dyshon se Martinaj fshihet pikërisht në këtë zonë. Deri më tani është spekuluar për gjetjen dhe vrasjen e tij nga kundërshtarët, por reagimi i tanishëm i policisë të bën të kuptosh se autoritetet dinë diçka mbi fatin e tij, i cili duket të mos jetë më tragjiku.
Një ditë më parë, Martinaj ka patur ditëlindjen ditën e djeshme ku bëri 40 vjeç. RENEA që duket se ka “nuhatur” gjurmët e fundit të “bosit” të lojërave të fatit, ka dashur të kap një gabim nga Ervis Martinaj, ndoshta një festë ditëlindje në zonën e Shijakut ku edhe humbi çdo lidhje.