Nga William Park – BBC
Zhytja në banjat e akullit pas stërvitjes mund të jetë mënyra sesi disa atletë profesionistë zgjedhin të rikuperohen. Ata i durojnë temperaturat e ulëta dhe të ftohtin e acartë.
Për Matilda Hay, një notare rekreative, thotë se ajo vetë nuk mund të qëndrojë gjatë në ujë të ftohtë, ndërsa motra e saj po, dhe kjo për disa arsye.
Në të ftohtë muskujt tanë ngadalësohen, duke zgjatur më shumë dhe duke zvogëluar aftësinë tonë për të hyrë në veprim dhe sasinë totale të energjisë së gjeneruar. Arsyet për këtë ulje të performancës në mot të ftohtë janë pak komplekse, sepse toleranca ndaj të ftohtit varet nga gjenetika jonë, nivelet nënlëkurore të yndyrës dhe madhësia e trupit. Ushtrimet në të ftohtë kanë qenë gjithmonë të lidhura me shëndetin e mirë të zemrës, me sistemin e fortë imunitar dhe shndërrimin e qelizave të bardha yndyrore në kafe, duke kontribuar në humbje peshe.
Disa prej nesh kanë një avantazh kur bëhet fjalë për stërvitjen në mot të ftohtë.
Një pjesë e njerëzve nuk kanë proteinën e fibrave muskulore α-aktininë-3. Ky mutacion zbulon pak më shumë për historinë tonë evolucionare dhe shpjegon pse disa atletë modernë kanë sukses në të ftohtë, ndërsa të tjerët mbeten të ngrirë deri në vijën e startit. I quajturi “gjen për shpejtësinë”, α-aktinin-3, u jep atletëve një avantazh konkurrues kur bëhet fjalë për shpërthime të fuqishme të energjisë dhe rikuperimit të muskujve, por mund të jetë më pak i dobishëm në situata të tjera, informon abcnews.al.
Të gjithë muskujt tanë skeletorë përbëhen nga një kombinim i dy llojeve të fibrave: fibra muskulore me dridhje të ngadaltë dhe fibra muskulore me dridhje të shpejtë.
Fibrat muskulore të dridhje të ngadalta janë përgjegjëse për veprime më të ngadalta, aerobe. Këto fibra na mbajnë në këmbë, na mbajnë kokën që të mos bie përpara dhe na shtyjnë drejt formave më të buta të ushtrimeve si ecja dhe vrapimi. Fibrat muskulore me dridhje të shpejtë, nga ana tjetër mund të kontraktohen në shpërthime të shpejta. Këto fibra angazhohen vetëm kur duhet të heqim diçka, të kërcejmë, të vrapojmë shpejt ose ndonjë nga lëvizjet e tjera shpërthyese që mund të jenë të nevojshme në ushtrimet anaerobe. Proteina α-aktininë-3 gjendet vetëm në këto fibra muskulore me dridhje të shpejtë.
Për të përshkruar ndryshimin midis këtyre dy llojeve të fibrave, mendoni për mishin e pulës.
Mishi i këmbës së pulës është i errët sepse është më i dendur në fijet muskulore të ngadalta dhe mioglobinën. Dhe meqenëse mioglobina është e pasur me hekur, u jep muskujve një ngjyrë të errët, të kuqërremtë. Mishi i gjoksit është me ngjyra të lehta sepse është më i dendur në fijet muskulore me dridhje të shpejtë dhe me pak mioglobinë. Muskujt e gjoksit të pulës janë të nevojshëm vetëm për shpërthime të shkurtra, të mprehta, anaerobe të aktivitetit kur zogjtë rrahin krahët, ndërsa këmbët e tyre përdoren në mënyrë të vazhdueshme.
Ky gjenotip ka tendencë të shihet më rrallë në grupe etnike të shoqëruara me klimë më të ngrohtë, 1% në Kenianë dhe Nigeri, 11% në Etiopi, 18% në Kaukazian, 25% në Azi. Ky polimorfizëm gjenetik u rrit ndërsa njerëzit migronin në klimat më të ftohta.
Njerëzit që nuk kanë α-aktininë-3 janë janë në gjendje të durojnë klimën e ashpër, informon abcnews.al.
Proteina α-aktininë-3 mungon plotësisht në rreth 1.5 miliard njerëz në të gjithë botën. Ndërsa ata ende kanë fibra muskulore me dridhje të shpejtë, muskujt e tyre janë më pak shpërthyes dhe përkundrazi janë më të dendur në fijet e ngadalësimit, që do të thotë se ata rrallë kanë sukses në sporte që kërkojnë forcë dhe eksplozivitet, por ata kanë sukses në sportet e qëndrueshmërisë. Gjithashtu njerëzit me shtresa yndyrore dhe me trup më të madh, e përballojnë mirë të ftohtin./Përshtati nga BBC, e.b-abcnews.al