Pse disa njerëz ju irritojnë pa ndonjë arsye të veçantë?

schedule15:51 - 6 Prill, 2022

schedule 15:51 - 6 Prill, 2022

Ju ka ndodhur që të keni takuar dikë por nuk mund të kaloni asnjë sekondë pranë atij personi sepse ju duket irritues? E thënë ndryshe, gjithçka është në rregull me të, por kur jeni pranë tij, të vjen një dëshirë e parezistueshme për të ikur edhe pse nuk ka bërë asgjë të keqe. Por pse ndodh kjo?

Kjo sjellje shpesh nuk ka përgjigje. Ndjenja, pra intuita, është arsyeja e parë pse nuk e pëlqeni dikë pa ndonjë arsye të veçantë dhe pse i ‘rrotulloni’ sytë sa herë që ai shfaqet pranë jush. Ndoshta ju mendoni se ai person po fsheh diçka ose se nuk mund të jetë aq fenomenal sa u paraqit.

Është pikërisht zëri i intuitës, që ndoshta duhet dëgjuar. Intuita është aty për t’ju mbrojtur dhe është e mundur që në mënyrë të pandërgjegjshme të vini re shenja të ndryshme paralajmëruese, por ato shenja ende nuk kanë ardhur në vetëdijen tuaj. Prandaj ndodh që dikush të mërzit pa e ditur shkakun e vërtetë.

Një arsye tjetër e mundshme është pasqyrimi i të metave të veta te njerëzit e tjerë ose njohja e tyre te njerëzit e tjerë. Kur një person është i vetëdijshëm për të metat e tij, por refuzon t’i pranojë ato dhe punon mbi to, ai shpesh do t’i vërejë ato te njerëzit e tjerë. Kjo është disi në rregull.

Njeriu është një qenie e tillë që vazhdimisht përpiqet të ndryshojë dhe të përmirësohet dhe që kurrë nuk është plotësisht i kënaqur me veten. Ky lloj zhgënjimi manifestohet pikërisht kështu – një ndjenjë përbuzjeje për njerëzit që kanë të njëjtat karakteristika si ju.

Pra, kur shihni se dikush po ju mërzit pa ndonjë arsye, pyesni veten nëse problemi është tek ju, tek ai person ose mund të jetë diku në mes. Kur flasim për arsye të vetëdijshme, ka mundësi që të mërzitesh nga mënyra se si ai komunikon me ty ose me të tjerët, që nuk të pëlqejnë gjërat që thotë ose mënyra e jetesës që bën.

Gjithashtu, ka shumë mundësi që arsyet tuaja për këtë intolerancë të jenë të justifikuara sepse secili prej nesh ka të drejtë të mos pëlqejë diçka dhe të mos pajtohet me diçka. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!