Pse disa njerëz besojnë verbërisht te liderët politikë apo fetarë?

schedule11:23 - 31 Maj, 2023

schedule 11:23 - 31 Maj, 2023

Disa udhëheqës të kulteve fetare, guru-ve apo edhe udhëheqësve politikë kanë një ndikim të jashtëzakonshëm tek mbështetësit e tyre aq sa ata i besojnë verbërisht duke i besuar edhe drejtimin e jetës.

Këta të fundit heqin dorë nga përgjegjësia për jetën e tyre, nga vullneti i tyre, dhe ofrojnë një përkushtim të pakushtëzuar ndaj udhëheqësve. Ata u binden urdhrave të tyre, pa e vrarë mendjen mbi pasojat, sikur të jenë të hipnotizuar.

Pavarësisht se sa keq sillen liderët, mbështetësit e tyre gjithmonë gjejnë një justifikim, për të ruajtur imazhin e pagabueshëm kanë ndaj tyre.

Kjo sindromë buron nga dëshira e pavetëdijshme e disa njerëzve për t’u rikthyer në gjendjen e fëmijërisë së hershme, kur prindërit e tyre ishin figura të pagabueshme, të plotfuqishëm, që e kontrollonin jetën e tyre dhe i mbronin nga bota.

Ata po përpiqen që ta ringjallin atë gjendje të fëmijërisë. Për ta nuk ka nevojë që të mendojnë vetë, sepse udhëheqësi i tyre i di të gjitha përgjigjet. Nuk ka nevojë që të shqetësohen për asgjë, sepse mësuesi do të sigurojë gjithçka që u nevojitet, raporton abcnews.al.

Sociologu Benjamin Zablocki e ka përshkruar këtë “vështrim të zymtë, të tërhequr”, së bashku me një buzëqeshje të frikshme të ngrirë, si një shenjë klasike të shpëlarjes së trurit apo “nënshtrimit konjitiv ekstrem”. Sociologu tjetër Mark Galanter, besonte se “vështrimi i qelqtë” ka një efekt izolues. Ai përcakton kufijtë e grupit dhe i largon të huajt.

Kjo gjendje e ndërgjegjes është e ngjashme me hipnozën.

Tek e fundit, tipari thelbësor i hipnozës, është se një person heq dorë nga vullneti i tij dhe e lejon hipnotizuesin të marrë përsipër “funksionet ekzekutive” të mendjes, të cilat menaxhojnë sjelljen tonë dhe kontrollojnë vendimet dhe emocionet tona.

Mund ta quajmë pak a shumë si një “shpëlarje truri” në këtë kontekst, pasi kjo nënkupton se anëtarët e kultit janë viktima të pafajshme të liderëve keqdashës. Në Udhëheqësit e kultit, gurutë e korruptuar dhe udhëheqësit politikë autoritarë janë personalitete “që nxitin një shkëputje të madhe nga bota” dhe që dëshirojnë pushtet dhe admirim.

Ashtu si me hipnozën,  kur një subjekt e lejon hipnotizuesin të marrë përsipër vullnetin e tij Sindroma e Abdikimit është (të paktën në fillim) një marrëveshje midis ndjekësit dhe udhëheqësit.

Ndjekësi ka një nevojë psikologjike për të adhuruar dikë, ndërsa udhëheqësi ka nevojë psikologjike për t’u adhuruar.

Është një marrëveshje midis një personi që dëshiron të marrë rolin e fëmijës dhe një personi që dëshiron të marrë rolin e prindit.

Sindroma e Abdikimit nuk ka një përfundim të mirë. Ashtu si të gjitha marrëdhëniet toksike, marrëdhënia midis liderëve autoritarë dhe mbështetësve të tyre të nënshtruar, është e dënuar të shkojë keq që në fillim, raporton abcnews.al.

Sepse ajo bazohet në patologji nga të dyja anët: hiper–ndikim e liderëve, dhe pasiguria dhe papjekuri psikologjike e ndjekësve të tyre.

Po ashtu, është një marrëdhënie shumë e paqëndrueshme, për shkak të hendekut gjigant midis liderit (me bashkëpunëtorët e tij) dhe ndjekësve të tij të nënshtruar. Çdo patokraci  në formën e një kulti ose një qeverisje çon në mënyrë të pashmangshme drejt konfliktit, kaosit dhe vetë-shkatërrimit.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!