Të gjithë e njohim dikë që nuk duron dot parfumet ose aromatizuesit e makinave. Këtyre njerëzve u ndodh që mund të zhvillojnë dhimbje të forta koke pas nuhatjes së kësaj lloj arome.
Por pse ndodh kjo?
Shkencëtarët besojnë se kjo ndodh pasi aroma shkakton ënjtje dhe zgjerim të enëve të gjakut, dhe nga ana tjetër stimulon sistemin nervor në tru të shoqëruar me dhimbje koke.
Një arsye tjetër është se personi mund të jetë alergjik ndaj asaj arome, që mund t’i shkaktojë rrufë dhe dhimbje koke.
Disa ekspertë vlerësojnë se 30% e të gjithë njerëzve mund të jenë të ndjeshëm ndaj aromave të caktuara./abcnews.al