Pse dështoi Samiti Klimës?

schedule10:34 - 17 Nëntor, 2021

schedule 10:34 - 17 Nëntor, 2021

Nga Philip Patrick, The Spectator

COP26 përfundoi të premten e kaluar, duke arritur kulmin me një marrëveshje. Gati 200 vende pjesëmarrëse miratuan Paktin e Glasgout, i cili është marrëveshja e parë klimatike që planifikon reduktimin e qymyrit burimin kryesor të emetimeve të dioksidit të karbonit në procesin e prodhimit të energjisë elektrike.

Vendet dhe organizatat kanë premtuar gjithashtu më shumë para për vendet në zhvillim në mënyrë që ato të përshtaten me ndikimet klimatike.

Po çfarë dështoi? Kjo është një pyetje që presidenti i COP26, Alok Sharma, i ‘thellësisht i frustruar’ i ka bërë vetes. Ai dukej i pikëlluar në përfundimin e negociatave, i shtyrë  nga emocionet e forta,  nga konfliktet e minutës së fundit nëse bota duhet të angazhohet për të hequr gradualisht përdorimin e qymyrit, apo të reduktojmë përdorimin  e tij.

Por gjithçka që do të duhet të bëjë tani, me sa duket, për të përmbushur zotimin që u nënshkrua në Glasgow, është të premtojë se do të përdorë pak më pak qymyr në të ardhmen. Ndoshta nuk duhet të habitemi nga ky rezultat. Është e vështirë të mos jesh cinik për një konferencë që pretendonte se po shpëtonte tokën, por që nuk përfundoi si duhet. Aq e parëndësishme është marrëveshja përfundimtare, saqë e gjithë ngjarja ka më shumë gjasa të mbahet mend për elementët e saj komikë: nga të cilët kishte shumë.

Joe Biden e zuri gjumi, Princi Charles u pengua dhe Greta Thunberg, çuditërisht, iu bashkua një kori skeptikësh klimatikë. CNN  besonte se konferenca po zhvillohej në Edinburg. COP26 kombinoi një nivel dekadence të Versajës, me një nivel hipokrizie egoiste në Bashkimin Sovjetik.  Shpenzimet, si në aspektin financiar, ashtu edhe në aspektin e emetimeve ishin të jashtëzakonshme. Sipas Daily Record , vetëm avionët privatë kanë prodhuar më shumë CO2 se 1600 prodhime skoceze në një vit.

Në dritën e dështimeve të ngjarjes së Glasgou, e cila ka të ngjarë të bëhet më e dukshme në muajt në vijim, çfarë forme do të marrë samiti në Egjipt dhe në çfarë fryme do të mbahet ajo?

Ndoshta COP27 do të jetë ndryshe, me COP26 që shënon një pikë kthese në përgjigjen tonë ndaj çështjes së ndryshimeve klimatike. Ndoshta ngjarja e Glasgou do të shihet në të ardhmen në të njëjtën mënyrë si festimi i Shahut të Iranit në 1000 vjetorin e  shtetit të Persisë.

Ndoshta ne do të largohemi nga skena ekstravagante e emrave të mëdhenj të politikës dhe pushtetit. Asnjëra prej tyre nuk funksionoi për të mashtruar apo frikësuar emetuesit më të këqij në botë, të cilët kishin arsye të justifikueshme – nevojën për të nxjerrë njerëzit e tyre nga varfëria dhe  për t’i rezistuar kërcënimeve dhe taktikave të frikësimit.

Kjo qasje duket se është realizuar tashmë.  Mbledhjet e ardhshme, nëse ato janë në fakt të nevojshme, duhet të jenë më të vogla, më të lehta dhe më ekskluzive dhe më gjithëpërfshirëse. COP26 kishte synime të qarta. Samiti kërkonte të bënte histori, për të shmangur tragjedinë, por ajo që përfundoi ishte më shumë si komedi apo edhe farsë.

Nëse do të ketë më shumë konferenca të tilla nevojitet një ndryshim rrënjësor i këndvështrimit. Më shumë ndershmëri, përulësi dhe pikëpamje të ndryshme dhe realitete globale duhet të përfshihen në rendin e ditës.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!