Pse çmimet për çdo produkt po rriten kaq shumë? Përgjigjja fshihet në një kontejner nga Kina

schedule09:08 - 15 Qershor, 2021

schedule 09:08 - 15 Qershor, 2021

Nga kafeja që blejmë çdo mëngjes deri te lodrat për fëmijët, gjithçka do të jetë më e shtrenjtë dhe madje shumë shpejt. Arsyeja: Kostoja e transportit nga deti po rritet në të gjithë botën, prandaj do të ketë një ndryshim të dukshëm në çmimet e të gjitha produkteve.

Transporti i mallrave nga një kontejner që vjen nga Shangai për në Roterdam tani është më i shtrenjtë se kurrë. Me 10,522 dollarë, kostoja është 547% më e lartë se mesatarja e së njëjtës periudhë gjatë pesë viteve të fundit, sipas Drewry Shipping.

Dhe me më shumë se 80% e produkteve të shitura në të gjithë botën,  rritja e eksportit të mallrave kërcënon të rrisë çmimet, nga lodrat dhe mobiliet te kafja dhe sheqeri, raporton abcnews.al

“Në 40 vitet e mia si shitës me pakicë lodrash,  nuk kam parë kurrë një situatë të tillë,”  tha për Bloomberg Gary Grant, themelues dhe CEO i kompanisë britanike të lodrave The Entertainer.

Biznesmeni u detyrua të ndalonte importimin e lodrave për fëmijë nga Kina, sepse do t’i duhej të dyfishonte çmimin, për të mbuluar koston e transportit.

“A do të ndikojë kjo në çmimet e shitjes me pakicë?” Po”, “tha ai.

Një numër faktorësh – një rritje e kërkesës, mungesa e kontejnerëve, shumë porte dhe  pak anije – kanë çuar në një ulje të kapacitetit të transportit në të gjitha rrugët e transportit detar. Por efektet janë më të dukshme në distanca më të largëta, me kostot e transportit nga Shangai në Roterdam 67% më të shtrenjta se në Bregun Perëndimor të SHBA-së.

Gjatë viteve të mëparshme, çmimet nuk kishin shumë ndikim në inflacion, pasi ato përfshinin një pjesë të vogël të kostove totale. Por një rritje në kostot e transportit po i detyron ekonomistët të rivlerësojnë situatën. HSBC vlerëson se një rritje prej 205% në transportin e një kontejneri  gjatë këtij viti do të rrisë çmimet e prodhimit në Eurozonë deri në 2%.

Në nivelin e shitjes me pakicë, shitësit kanë tre mundësi: Të ndalojnë importet, të rrisin çmimet ose të paguajnë kostot në mënyrë që më vonë ti paguajë ato konsumatori.

Megjithatë, të gjitha rastet kanë të njëjtin rezultat: Çmimi i produkteve do të jetë më i shtrenjtë për blerësin.

Efektet do të përfshijnë  të gjithën gamën e produkteve. Sipas Bloomberg, prodhuesit europianë të ullirit  nuk eksportojnë më vaj në SHBA. Dhe për prodhuesit e mobilieve të lira, kostoja e transportit përfshin deri në 62% të çmimit me pakicë.

Disa kompani po përpiqen të gjejnë lëndët e para që u duhen nga tregjet më të afërta, disa kanë ndaluar eksportin në tregjet jo fitimprurëse, ndërsa të tjerët kanë marrë masa ekstreme. Kompanitë europiane madje përdorin kolona kamionësh për të sjellë produkte që u nevojiten nga Kina, të tilla si pjesë makinash, biçikletash ose motoçikletash./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!