Pse çiftet fillojnë të ngjajnë me njëri-tjetrin me kalimin e kohës

schedule10:37 - 20 Prill, 2021

schedule 10:37 - 20 Prill, 2021

Me siguri e keni vënë re që pas disa vitesh lidhje, çiftet fillojnë të duken si njëri-tjetri. Çdo çift ka shumë gjëra të përbashkëta, dhe disa madje kanë tipare të ngjashme të fytyrës. Gjithashtu ka dhe çifte që ngjajnë si vëlla e motër. Më poshtë abcnews.al do ju tregojë arsyet e vërtetuara shkencërisht pse çiftet fillojnë të ngjajnë.

1. Ngjajnë me prindërit tanë

Njerëzit thonë se një burrë ka tendencë të martohet me dikë që ngjan me nën e tij. Pra, ka shumë të ngjarë që nëna dhe gruaja e tij të kenë ngjashmëri edhe në dukje. Edhe shkenca e ka konfirmuar këtë duke thënë se ne zgjedhim partnerë që jo vetëm duken si ne, por edhe si prindi ynë i seksit të kundërt.

2. Numri i viteve të kaluara së bashku

Robert Zanjonc, një psikolog social amerikan, krahasoi fotografitë e çifteve në ditën e tyre të martesës me ato të bëra 25 vjet më vonë. Studimi i tij tregoi se edhe nëse një burrë dhe grua nuk kishin fare ngjashmëri në fytyrë, rreth 25 vjet më vonë ata dukeshin çuditërisht të ngjashëm, informon abcnews.al. Një fakt tjetër interesant nga sondazhi i tij: sa më shumë lumturi martesore të raportonte një çift, aq më e madhe ishte rritja e ngjashmërisë së tyre në fytyrë.

3. Shkëmbimi i përvojave

Një arsye tjetër për të filluar përfundimisht të dukeni si njëri-tjetri është ndarja e përvojave me partnerin tuaj. Gjatë gjithë jetës së tyre së bashku, një çift përjeton shumë momente të lumtura dhe të trishtueshme. Gjithçka që ata kalojnë së bashku si çift ndikon në gjuhën e trupit dhe gjendjen emocionale të tyre. Historia e tyre është “shkruar” në fytyrat e tyre: madje rrudhat e një çifti formohen në të njëjtat vende.

4. Na tërheqin njerëzit që duken si ne

Sipas studimeve, ne na tërheqin ata që kanë ngjashmëri të fytyrës me ne. Quhet çiftëzim asortativ, një teori që tregon që individët me fenotip të ngjashëm bashkohen më shpesh me njëri-tjetrin. Nëse të dy dukeni njësoj, ka shumë të ngjarë që fëmija juaj të duket si ju të dy, informon abcnews.al.  Shkencëtarët besojnë se kjo është mënyra se si individët përpiqen të kalojnë maksimalisht gjenet e tyre në brezin e ardhshëm.

5. Sisteme imune të ngjashme

Sistemi ynë imunitar pasqyron stilin e jetës sonë, duke përfshirë zakonet tona të ngrënies dhe ushtrimet fizike. Një grup shkencëtarësh arritën në përfundimin se çiftet që ishin martuar për një kohë të gjatë kanë sistem imuniteti shumë të ngjashëm.

6. Pasqyrimi

Çiftet që janë në një mendje me njëri-tjetrin shpesh pasqyrojnë zakonet dhe gjuhën e trupit të njëri-tjetrit. Kjo tregon se ka rehati emocionale dhe besim në marrëdhëniet e tyre. Shkencëtarët deklarojnë se partnerët kanë tendencë të ndryshojnë zakonet e tyre gjatë gjithë jetës. Për shembull, nëse njëri prej tyre po përpiqej të linte duhanin dhe filloi të hante ushqim të shëndetshëm, tjetri shpesh bënte të njëjtën gjë./e.b-abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!