Pse biçikleta është shpikja më e nënvlerësuar e njerëzimit

schedule17:08 - 1 Qershor, 2022

schedule 17:08 - 1 Qershor, 2022

Në vitin 1896, një nga gazetat më me ndikim të Xhozef Pulicer, “The World”, raportoi një histori klasike tabloidësh mbi shkatërrimin e një familjeje. “Henri Kliting dhe gruaja e tijjetonin dikur të lumtur së bashku…Por tani ata kanë shkuar në gjykatë për t’u ndarë, dhe gjithçka për shkak të biçikletës së saj”- shkruante gazeta.

Kliting ishte i mërzitur sepse gruaja e tij “po bënte shëtitje të gjata me biçikletë, duke lënëpas dore detyrat e saj shtëpiake”. Një ditë, pasi ajo u rikthye nga një shëtitje disi e gjatë me biçikletë, i shoqi “mori një sëpatë dhe e goditi biçikletën e saj shumë herë duke e shkatërruar”, dhe duke i dhënë fund bashkë me biçikletën edhe martesës së tij.

Kjo histori vjen nga një koleksion fragmentesh të fundit të shekullit XIX-të dhe fillimit tëshekullit XX-të, të mbledhura nga Xhodi Rozen, gazetar që banon në Nju Jork, dhe që ka botuar librin e tij të ri mbi biçikletat.

Ai premton të zbulojë “historinë dhe misterin” e formës më të njohur në histori të transportitpër njeriun, përveç 2 këmbëve të veta. Më shumë biçikleta prodhohen çdo vit vetëm në Kinë,se sa makina në mbarë botën. Në nivel global, gati gjysma e familjeve kanë një biçikletë, shumë më tepër sesa që kanë një makinë.

Siç argumenton në libër Rozen “qytetet dhe qytezat ku ne jetojmë, ekonomitë tona, ligjet tona janë të dizajnuara për makinat; ne udhëtojmë më avionë midis kontinenteve, e megjithatë ne jetojmë në një planet të mbushur me biçikleta”.

Por edhe pse çdo student i ekonomikut e di se si Henri Ford e çoi automobilizmin tek masat e gjera, dhe si ai zhvillim e ndryshoi shoqërinë, shumë më pak njerëz e kuptojnë se sa transformuese ka qenë biçikleta si shpikje.

Për shembull në fundin e Epokës Viktoriane, ajo u dha mundësi grave të reja në moshë që të jetonin vetëm, duke lejuar fillimin e një epokë të liberalizmit seksual shumë përpara shpikjes së pilulës kundër shtatzanisë. Siç rrëfen Rozen, biçikletat e transformuan edhe luftën.

Gjatë Luftës Boere, skautët afrikanë filluan përdorimin e tyre në sulmet goditëse kundër britanikëve. 70 vjet më vonë, vietkongët komunistë u mbështetën tek biçikletat për të zhvendosur furnizimet nëpër xhungël dhe për ta mposhtur ushtrinë amerikane.

Në sheshin Tiananmen në Pekin në vitin 1989, protestuesit i mbanin parullat pikërisht mbibiçikleta. Në kundërpërgjigje, qeveria komuniste kineze shtypi qindra biçikleta nën zinxhirët e tankeve. Menjëherë pas atij momenti, Kina nisi inkurajimin e përdorimit të makinave nëkurriz të biçikletave.

Motoristët që “pushtojnë” rrugët, që i xhirojnë gomat në asfalt dhe nxjerrin tym nga pas me motorët e tyre, mund të mos e kuptojnë, por edhe ata u detyrohen biçiklistëve për mjetet e tyre të preferuara të udhëtimit.

Kjo pasi gomat e fryra me ajër u shpikën fillimisht për t’u përdorur nga biçikletat, dhe jo nga makinat. Makina e parë e Fordit u quajt “katërçikletë”. Ndërkohë, ishte Liga Amerikane e Biçiklistëve, ajo që loboi për ndërtimin e rrjetit të parë mbarëkombëtar të rrugëve në vendin e tyre. /Bota.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!