Marrëveshja aktuale e Karim Benzemas me Real Madridin skadon për më pak se 4 muaj dhe ende nuk ka asnjë lajm zyrtar në lidhje me zgjatjen e kontratës së tij.
Në fillim të shkurtit, gazetari i i besueshëm Mario Cortegana raportoi se francezi padyshim do të nënshkruante një marrëveshje të re me klubin.
Gazetari më pak i besueshëm Sergio Santos më vonë pohoi se 35-vjeçari në të vërtetë po konsideronte një ofertë nga një klub i Arabisë Saudite. Ky thashethem ishte mohuar më parë nga Edu Aguirre i El Chiringuito.
Raporti i fundit nga Diario AS vë në dukje se si Carlo Ancelotti, ashtu edhe Florentino Perez i besojnë plotësisht Benzemas, pavarësisht rënies së formës kohët e fundit. /G.D abcnews.al/