Pse Arben Ahmetaj sulmon vendin në mediat ndërkombëtare? Gazetarja: I është refuzuar azili në Zvicër

schedule22:55 - 3 Qershor, 2024

schedule 22:55 - 3 Qershor, 2024

TIRANË- Në emisionin “360 Gradë” në ABC News, u diskutuan rrethanat dhe arsyet se çfarë e ka shtyrë ish-ministrin Arben Ahmetaj të sulmojë qeverinë shqiptare në mediat ndërkombëtare.

Gazetarja e njohur Anduena Llabani, u shpreh se një nga arsyet e sulmit është sepse atij i është refuzuar azili politik në Zvicër.

Shkak për këtë sipas gazetares është mosdeklarimi i saktë i të ardhurave që ka pasur Ahmetaj në Shqipëri.

“Unë kam komunikuar deri në dhjetor te vitit të shkuar, në dhjetor të 2023 me Arben Ahmetajn. Unë mendoj se ka filluar një arsenal intervistash. Kam informacion se Ahmetajt i është refuzuar azili në Zvicër. Është që procedurat për të marrë një azil është që ti  gjëja e parë që deklaron janë shumë e parave që ti disponon në vendin e origjinës, familja jote dhe nëse ti gënjen atëherë refuzohesh. Duket se nuk ka rezultuar pozitive dhe kjo mund të ketë qenë një nga arsyet se pse i është refuzuar azili në Zvicër”, tha ajo.

Ajo theksoi se Ahmetaj ka blerë një apartament në Lugano të Zvicrës dhe për ta realizuar blerjen e tij është ndihmuar nga disa shqiptarë atje.

“Ka dy vjet që ka blerë shtëpinë në Lugano, e kishte planifikuar, e dinte se çfarë do ndodhte me të, e ka marrë një apartament aty. Unë e di se kush e ka ndihmuar, e kanë ndihmuar disa shqiptarë atje dhe të sigurojë dhe procedurat për të marrë shtëpinë atje”, tha ajo./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!