Pse abuzuat me vajzën? Pogradecari me maskë, i heshtur e kokulur hesht para kamerave

schedule16:20 - 14 Shtator, 2020

schedule 16:20 - 14 Shtator, 2020

Blerim Bizgjoni nuk pranoi që të thoshte asnjë fjalë në momentin që doli nga gjykata e Pogradecit me maskë për shkak të situatës së covid, pranga në duar i shoqëruar nga policia, pasi u njoh me masën e sigurisë 40 ditë burg.

Gazetarja e Abc News Lediona Xheladinaj iu drejtua me pyetjen se përse abuzove me vajzën e mitur? Por 46-vjeçari kokulur nuk pranoi që të thoshte asnjë fjalë. Para gjykatës, Abcnews.al mësoi se i akuzuari nga fshati Vërdovë kishte shpërthyer në lot dhe kërkoi mëshirë nga gjykata duke mohuar akuzën.

Megjithatë bazuar te provat e siguruara nga prokuroria deri tani dhe në pritje të aktit të ekspertimit mjeko ligjor, gjykata i dha edhe 40 ditë kohë organit të akuzës për të kopsitur dosjen ndaj 46-vjeçarit. Kryesore është dëshmia e vajzës, e cila e telefonoi vetë policinë duke bërë denoncimin. db/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!