Në komunikimin e përjavshëm me gazetarët, ish-kryeministri Sali Berisha u shpreh se Shqipëria u kthye në një sistem monist me zgjedhje e presidentit nga ana e PS-së. Sipas tij, pas datës 4 qershor, të gjitha pushtetet në vend janë në duart e një personi të vetëm.
Berisha: Në Shqipëri vendoset monizmi i plotë. Pas zgjedhjeve të 4 qershorit të vitit 2022 me votën vetëm të PS të Presidentit të Republikës Edi Ram vendosi nën pushtetin e tij edhe institucionin e fundit që kishte mbetur jashtë kontrollit të tij. Në vend u rivendos sistemi monist i plotë dhe u varros sistemi demokratik i bazuar në ndarjen dhe balancën e pushteteve të garantuar nga Kushtetua. Në Shqipëri pas 31 viteve, të gjitha pushtete pa përjashtim janë në duart e një force politike dhe një njeriu të vetëm. Sot në Shqipëri të gjithë drejtuesit e komisioneve parlamentare janë deputetë të PS në tërësi dhe në raste të veçanta të veglave të saj basho-opozitarëve. Sot në Shqipëri për shkak të bojkotit të opozitës në zgjedhjet vendore të viti 2019 I gjithë pushteti vendor janë të PS-së.
Ai akuzoi sërish George Sorosin se ka lobuar për të nxjerrë nga skena politike Berishën me qëllimin e vetëm për të ndihmuar qeverinë e kryeministrit Rama. Berisha i bëri thirrje shqiptarëve që me potencialin e tyre të shpëtojnë Shqipërinë nga sistemi që ai e cilëson monist.
Berisha: Sot në Shqipërinë moniste të gjitha organizatat joqeveritare kontrollohen nga qeveria dhe rrjetet e sponsorizuara nga organizatat e George Sorors. Të gjitha mediet kontrollohen nga ajo që mund të quhet qeverisje censuruese e Edi Ramës. George Soros ndërhyri në politikën e tij të brendshme të vendit me qëllim për të larguar nga skena politike Sali Berishën. Kjo me objektivin e vetëm për të ndihmuar Edi Ramën dhe qeverinë e tij të korruptar. PD i bën thirrje qytetarëve shqiptarë në këtë situatë politike të ngrihen në mbrojtje të idealeve të tyre demokratike për të shpëtuar Shqipërinë nga regjimi monist i Edi Ramës. Zgjidhja është sot më shumë se kurrë në duart e qytetarëve shqiptarë. Të atyre të cilët e duan këtë vend, konsiderojnë lirinë e qytetarëve shqiptarë si premisën më jetike për zhvillimin e vendit të tyre. Në këtë kontekst PD konsideron jetike krijimin në këtë moment kritik të një froni opozitar për shpëtimin Shqipërisë të përbërë nga të gjitha forcat politike të vërteta opozitare, shoqëri civile, personalitete kundërshtare të regjimit, grupe interesi, sindikatat, rrethit akademik, të gatshëm për tu përballur me regjimin monist të Edi Ramës./abcnews.al/