PS takim sektorial për arsimin e lartë

schedule22:59 - 3 Shkurt, 2019

schedule 22:59 - 3 Shkurt, 2019

Ligji për Arsimin e Lartë ka ngritur mite të pavërteta ka thënë ministrja e Arsimit, Besa Shahini në takimin sektorial për arsimin e lartë. Ajo ka deklaruar se pretendimet për rritje tarifash nuk qëndron e as ato për financim të universiteteve private nga buxheti i shtetit.

Ligji për Arsimin e Lartë ka ngritur 3 mite të pavërteta. Këtyre i dha përgjigje ministrja e Arsimit, Sportit e Rinisë Besa Shahini në në takimin sektorial për arsimin e lartë që duam.

“Së pari, pretendohet se për shkak të Ligjit janë rritur tarifat. Kjo nuk qëndron, pasi hera e fundit që është rritur tavani ka qenë viti 2014, ose 1 vit e gjysmë para miratimit të ligjit kostoja për studentë është shumëfish më e lartë pasi qeveria deri tani ka financuar mesatarisht rreth 70% të kostos për studentët, ndërsa tani paguan deri në 2.2 miliardë lekë të reja për të mbuluar shpenzimet e studentëve dhe për të ofruar bursa”.

Ministrja Shahini kundërshtoi pretendimet se universitetet private marrin financime nga buxheti i shtetit.

“Nuk ka ndodhur dhe deri tani nuk është dhënë asnjë lek nga buxheti për të financuar universitetet private”.

Ky është takimi i parë sektorial që deputetët socialistë zhvillojnë në kuadër të marrëveshjes që kanë mes grupit parlamentar dhe secilit prej ministrave. Raportimin e parë ia dedikuan jo më kot arsimit tha sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Taulant Balla.

“Protesta e studentëve një moment i rëndësishëm për të adresuar jo vetëm çështje të ngritura nga studentët por edhe më shumë se kaq. Diskutimi synon që të sqarojë dhe informojë studentë dhe pedagogë për disa nga çështjet e adresuara”.

Të njëjtin mendim ndan edhe ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali sipas të cilës protesta studentore ka dhënë një impuls të mirë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!