PS rrëzon ligjin e saj për betimin e gjyqtarëve përpara noterit, pranon dy dekretet e Metës

schedule13:05 - 21 Korrik, 2020

schedule 13:05 - 21 Korrik, 2020

Komisioni i Ligjeve ka pranuar dekretet e presidentit Ilir Meta duke rrëzuar nismën e ndërmarrë nga socialistët për betimet e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese në rast refuzimi nga kreu i shtetit.

Këshilltari i presidentit, Bledar Dervishi i mbrojti dekretet edhe me opinionet e Komisionit të Venecias, të cilat vlerësonin se betimi përpara presidentit nuk mund të shmanget, pasi bie ndesh me Kushtetutën

Deputetja Socialiste Klotilda Ferhati u shpreh se sipas rekomandimit të Komisionit të Venecias se mekanizmi zhbllokues duhet të jetë më i qartë dhe të vendoset në Kushtetutë.

Kjo bëri që socialistët të pranonin dy dekretet e Metës, duke shprehur vendosmërinë se në të ardhmen ky mekanizëm zhbllokues të bëhet në Kushtetutë.

Dervishi: Ajo që nuk është bërë me Kushtetutë, nuk mund të bëhet me ligj. Ligji i miratuar në Kuvend cënon kompetencat e Presidentit. Betimi bëhet vetëm përpara Presidentit dhe askund tjetër.

Etilda Gjonaj: Qëndrimi ynë nuk ka ndryshuar. Të rrëzohen dekretet e Presidentit

Klotilda Ferhati: Komisioni i Venecias na ka thënë se mekanizmi zhbllokues duhet të jetë më i qartë, dhe të vendoset në Kushtetutë. Pra, nuk është kundër mekanizmit. Komisioni duhet të pranojë dekretin, dhe më tej të ecim me ndryshime kushtetuese.

Ndryshimi i propozuar nga socialistët parashikonte që betimi anëtarëve të institucioneve të bëhej me shkrim te noteri dhe t’i dërgohej me postë presidentit të Republikës.

Nëse ai nuk e dekretonte brenda 10 ditësh, anëtari konsiderohej automatikisht i emëruar. Ky mekanizëm, sipas Venecias mund të bëhet vetëm me anë të Kushtetutës./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!