PS rrëzoi amendamentin për Kosovën, Lavdrim Krrashi: Basha s’ka marrë mundimin as të flasë!

schedule13:30 - 8 Shkurt, 2024

schedule 13:30 - 8 Shkurt, 2024

Deputeti i PS Lavdrim Krrashi në një intervistë në “Tirana Live”, në ABC Neës komentoi edhe amendamentin e propozuar për Kosovën nga Basha, por që u rrëzua nga PS në seancë plenare të mbajtur këtë të enjte në Kuvend.

Gjatë fjalës së tij, deputeti Krrashi theksoi se nëse propozon amendamente, atëherë duhet të t’i mbrosh ato propozime, gjë që nuk është parë të bëhet nga kreu i PD Lulzim Basha.

“Propozohen disa amendamente që nuk denjohet të fliten as në Komisione as në seancë. U thirr nga kryetarja e Kuvendit dy tre-herë për të folur, po nuk pranoi. Çdokush që propozim amendamente ka detyrimin për t’i mbrojtur dhe gjë që nuk është bërë. Ne jemi të ndërgjegjshëm që jemi vend anëtar i NATO-s dhe Shqipëria ka pasur një rol konstruktiv në rajon”, tha ai.

Ndërsa për përjashtimet e deputetëve u shpreh: “Unë mendoj që këto janë vetëpërjashtime. Janë ata që me shembullin e tyre kanë treguar vetëm kaos”

Sa i përket moskalimit të ligjit për rikthimin e basteve, ai sqaroi se grupi parlamentar i PS gjykon që ka akoma disa elementë për të diskutuar këtë projektligj, pra sot është tërhequr për të vazhduar me konsultime.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!