Milva Ekonomi është zgjedhur kryetare e re e Komisionit të Ekonomisë.
Ekonomi do të zëvendësojë në këtë post Arben Ahmetajn, i cili u zgjodh ministër i Shtetit për Rindërtimin, për shkak të pasojave të termetit.
Ky vendim është marrë në mbledhjen e grupit të PS këtë pasdite, ndërsa u zyrtarizua me votat e deputetëve në seancën e sotme plenare, për sesionin e ri parlamentar.
Ndërkaq, ish ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro është zgjedhur nënkryetare e Komisionit të Medias dhe Edukimit në vendin që deri më tani e mbante Ekonomi./abcnews.al