Në bashkinë e Kamzës kanë votuar 54052 qytetarë, nga të cilët 25 85 vota kanë dalë të pavlefshme ndërsa 51 461 të vlefshme.
Ajo që vihet re në qytetin e Kamzës është një rritje e ndjeshme e votave për Partinë Socialiste. Bashkia e Kamzës njihet prej vitesh si një zonë me shumicë votash për Partinë Demokratike.
Megjithëse edhe këtë vit në Kamëz PD është udhëheqëse me vota, rezultati me PS është më i ngushtë se zgjedhjet e kaluara.
Konkretisht Partia Socialiste në Kamëz ka arritur që të marrë 19 344 vota. Ndërkohë Partia Demokratike marrë 25 642 vota.
Ndërsa LSI ka grumbulluar 3 148 vota./abcnews.al