PS-PD shtrëngojnë duart, simpatizanti i djathtë pret Çuçin në dyqan: Taksa zero

schedule17:30 - 16 Prill, 2021

schedule 17:30 - 16 Prill, 2021

Drejtuesi politik i Partisë Socialiste në qarkun Gjirokastër dhe kandidati për deputet, Bledi Çuçi ka zhvilluar takime me disa nga bizneset e vogla në lagjen “18 Shtatori”.

Në fotot e publikuara prej tij në Facebook, bie në sy edhe një moment që ndodh rrallë ose aspak në politikën shqiptare, vizita në një dyqan ku administratori ishte mbështetës i Partisë Demokratike dhe shtrëngimi i duarve.

 

Çuçi risolli në vëmendje të tyre lehtësinë e madhe që ka nisur prej janarit të këtij viti e do të vazhdojë deri në vitin 2029; taksë zero, tatim fitimi dhe TVSH zero.

“Kjo është një lehtësi unikale në rajon, që s’e ka bërë asnjë vend tjetër. Mbështetje maksimale për ju, besim dhe shpresë se pandeminë po e lemë pas dhe bashkë do të ringrihemi edhe më të fortë se më parë”, thotë Çuçi./ Abcnews.al