Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

PS nis procedurën për shkarkimin e Metës, zbulohet mesazhi për deputetët

schedule14:22 - 30 Prill, 2021

schedule 14:22 - 30 Prill, 2021

Ndërkohë që Ilir Meta tha sot se do të jetë në detyrë deri në 24 korrik të vitit 2022, Partisë Socialiste ka nisur procedurat për shkarkimin e kreut të shtetit. Siç raporton gazetarja Esiona Konomi deputetëve socialistë u ka mbërritur një mesazh në telefon.

Deputetëve u kërkohet që të jenë prezencë pranë Zyrës se Grupit Parlamentar për të firmosur propozimin për shkarkimin e presidentit. PS e akuzon Metën për shkelje të rënda përpara dhe gjatë fushatës zgjedhore.

“Të dashur kolegë, bazuar ne disa shkelje të rënda të Kushtetutës sipas parashikimeve të nenit 90, nga ana e Presidentit Ilir Meta përpara dhe gjatë fushatës zgjedhore, në konsultim me Kryesine e Grupit Parlamentar kemi vendosur te iniciojmë Procedurën e Shkarkimit të Presidentit të Republikës. Për ketë qellim ju lutem siguroni prezencën tuaj pranë Zyrës se Grupit Parlamentar për të firmosur propozimin për shkarkimin e presidentit,” thuhet në mesazh. g.v/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!