PS e vë në hetim, Basha: Ju tregon tre pikat e rolit tim në Kosovë! Kaseta? Nuk shkoj në komision

schedule21:32 - 12 Nëntor, 2020

schedule 21:32 - 12 Nëntor, 2020

Lulzim Basha ka folur për herë të parë për rolin e tij në misionin e UNMIK-ut për mbledhjen e provave për krimet në Kosovë, për të cilën shumica socialiste po ngre një komision hetimor, pasi e akuzon kryedemokratin se i ka fshehur. Lideri demokrat tha se roli i tij në Kosovë me misionin e UNMIK ka qenë i bazuar në tre pika;

Për rolin tim, puna ime ka konsistuar, për 6 muaj hetimet e krimeve të serbëve, spastrimin etnik të Mitrovicës së Veriut, kam qenë brenda në gjykatë kur jemi rrethuar nga paramilitarët serbë. 

Kam punuar për një vit si personi përgjegjës në Gjilan për ngritur drejtësinë kosovare dhe detyra e fundit, të përgatisja tranzicionin e pushtetit nga OKB te Kosova, themelimi i ministrisë së Drejtësisë së Kosovës” tha Basha te Real Story.

Jemi në vitin 2020, duhet të ishin dënuar urdhëruesit e krimeve ndaj shqiptarëve. Sot Presidenti aktual ka qenë ministri i Informimit të Milloshevicit. Raporti i Dick Marty u cilësua i falsifikuar në pretendime të rreme. PS-PD votuan bashkë ligjin për të hedhur poshtë këto akuza, të rreme të Dickt Martyt. I vetmi që përmend “Shtëpinë e Verdhë” është Edi Rama dhe Rusia” tha ai.

Por a e njeh Lulzim Basha personin që e akuzoi se i dha kasetën me filmimet e masakrës së Krushës? “Nuk e njoh. Që këtu ka një dorë që fabrikon gjëra është e qartë, cfarë interesi do të kisha unë të fshihja masakrën e Krushës që është e dokumentuar me pamje? Pse do ta fshihja? Edi Rama është kapur si ata gënjeshtarët e vegjël” tha ai.

Por a do të shkojë Lulzim Basha nëse do ta thërrasë Komisioni Hetimor parlamentar që pritet që të ngrihet? “Kurrë nuk do të bëhem pjesë e shërbimit ndaj Beogradit” ishte përgjigja e tij e prerë.

Unë jam nip Kosove, një gjysh i imi është nga Mitrovica dhe gjyshja nga Gjilani. Jam rritur me tregimet e dhimbshme të masakrave serbe. Gjyshi im ka ikur nga Kosova nga masakrat serbe, ndërsa gjyshi i tij në të kohë Spiro Koleka shkonte në ish-Jugosllavi. Edi Rama goditi interesat kombëtare, tradhtoi Kosovën”, tha Basha./ db/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!