PS në Kongres, Meta njofton konferencë të jashtëzakonshme

schedule11:40 - 29 Shkurt, 2020

schedule 11:40 - 29 Shkurt, 2020

Ndërkohë që PS po zhvillon sot Kongresin, Presidenti Ilir Meta ka paralajmëruar një konferencë të jashtëzakonshme për shtyp, në të cilën thekson se do të bëjë të ditura fakte të reja për Grushtin e Shtetit.

Konferenca është njoftuar nga zëdhënësi për mediat Tedi Blushi, i cili thotë se Meta do të japë sipas fakte të reja lidhur me grushtin e shtetit.

“Të dashur kolegë gazetarë! Në ora 12.00, Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta do të japë një konferencë shtypi për t’ju njohur me fakte të reja të grushtit të shtetit! I hapur për çdo pyetje!”, shkruan Blushi.

Konferenca e Metës vjen dy ditë përpara tubimit të pazakontë anti-qeveritar të thirrur prej tij në datë 2 Mars përpara kryesministrisë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!