PS merr edhe Shijakun, vijon numërimi në rang qarku

schedule07:52 - 27 Prill, 2021

schedule 07:52 - 27 Prill, 2021

Shijaku është një ndër bashkitë e para në qarkun e Durrësit që ka mbyllur procesin e numërimit të votave për subjektet politike.

Në këtë bashki si në pjesën më të madhe të bashkive ka fituar Partia Socialiste me 7 985 vota, e ndjekur nga Partia Demokratike me 5849 vota dhe e treta renditet LSI me 841 vota.

Ndërkohë  në qarkun e Durrësit vijon numërimi ku nga 481 qendra votimi janë numëruar vetëm 345 deri më tani, ku kryeson PS me 49.82%, më pas renditet PD-ja me 41.57 % dhe më pas LSI me 4.49 %.e.su./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!