PS mbyll fushatën/ Ministri i Jashtëm Igli Hasani: Ta bëjmë Shqipërinë si Evropa

schedule20:13 - 9 Maj, 2025

schedule 20:13 - 9 Maj, 2025

TIRANË- Ministri i Jashtëm, Igli Hasani, në takimin përmbyllës të fushatës elektorale të Partisë Socialiste kërkoi mbështetjen e zgjedhësve për 11 majin.

Ai theksoi se vota për Partinë Socialiste është votë për rrugëtimin evropian.

“Po shihja në televizor “Giro d’Italia. Nuk mendoja se vendi ynë është aq i bukur, ai është i bukur prej jush dhe përpjekjeve tuaj. Kam një thirrje për motrat dhe vëllezërit e mi në njësinë 8. Ta bëjmë njësinë tetë si gjithë Shqipërinë, që Shqipëria të jetë si Evropa. Ta bëjmë njësinë 8, njësinë e fitores, zemrën e vërtetë të Tiranës, zemrën e vërtetë të PS”, tha ai/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!