PS mban Berishën në Kuvend/ Nazarko: Ky akt nuk e fuqizon ish kryeministrin apo PD-në

schedule21:11 - 26 Qershor, 2024

schedule 21:11 - 26 Qershor, 2024

Ndonëse mungon në parlament prej 6 muajsh, Sali Berisha nuk do ta humbë mandatin e deputetit. Në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve, Lindita Nikolla argumentoi se mungesa e tij në seancat plenare në këtë periudhë konsiderohet e arsyeshme për sa kohë ai ndodhet me një masë “arrest shtëpie”.

Duke komentuar këtë vendim, analisti Mentor Nazarko tha në emisionin “Real Story” se ky akt nuk e fuqizon Berishën apo PD-në. Ndërsa për analistin Skënder Minxhozi përballjet më të mëdha të Berishës lidhen me SPAK dhe Edi Ramën.

Pjesë nga diskutimi:

Mentor Nazarko: Ata do të dëshironin që Berisha të mos ishte fare alternativë politike por pasi që është, për shkak të rikonfirmimit gjyqësor me logo dhe vulë, fakti që e ka apo jo mandatin e deputetit nuk do të thotë asgjë në pikëpamje të sfidës ndaj SHBA-së. Biles me sens komunë, mund të duket se në origjinë të mungesës së tij 6 mujore është papërgjegjshmëria e tij, por me sens kushteutes, përtej kritikave për të, është e drejta e prezumimit të pafajësisë. E dyta, e drejta e të zgjedhurit, që është gjithashtu e drejtë kushtetuese. Nuk besoj se ky akt as e fuqizon Berishën, as PD përballë SHBA.  Atij ndoshta mund t’i interesonte më shumë t’ja hiqnin mandatin sepse do të kishte më shumë argumente në favor kështu që nuk mendoj se ai ka fituar diçka.

Brizida Gjikondi: Në një deklaratë e SHBA para pesë ditësh në raport me vulën, në një paragraf kishte një tërheqje vëmendjeje për pjesën e maxhorancës, ku thoshin se po ndjekim me vëmendje edhe ata që bashkëpunojnë me Berishën.

Mentor Nazarko: Nga këndvështrimi kushtetues atij nuk duhet hequr mandati. Nga dobia publike, e dobisë për SHBA, nuk shoh se çfarë cenimi të interesit publik ka nga fakti…

Skënder Minxhozi: Humbja dhe fitorja e Berishës nuk ndahen as nga fakti nëse ia mori PD-në Lulit, as nga fakti nëse do t’i ketë stemat zyrtare sepse diku do të kandidojë partia e tij me apo pa stemë. Dhe as kjo e sotmja. Për Berishën nocioni i fitores është e para a do të dalë i fajshëm ose jo në përplasjen me drejtësinë e re dhe e dyta, që vjen më pas, a do të fitojë apo humbë politikisht me Ramën. Përballjet e mëdha të Berishës janë me Altin Dumanin dhe Edi Ramën./abcnews.al