PS kërkon fletë votimi me numra, KAS zgjedh me short relatorin e kërkesës ankimore (EMRI)

schedule09:15 - 2 Prill, 2021

schedule 09:15 - 2 Prill, 2021

Relatori i kërkesës ankimore të Partisë Socialiste për fletën e votimit do të jetë anëtari KQZ, Koli Bele. Shorti për përzgjedhjen e relatorit u hodh ditën e sotme në mbledhjen e Komisionit të Ankimeve dhe Sanksioneve.

Një ditë më parë PS ankimoi fletën e votimit për zgjedhjet e 25 Prillit të miratuar nga kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi në të cilën kandidatët identifikohen me emra.

Kjo kërkesë nuk u mirëprit nga socialistët të cilën e kishin paralajmëruar që më herët ankimimin në rast se do të përzgjidhej kjo fletë. PS kërkon fletë votimi me numra, për të cilën nuk është dakord Partia Demokratike./mv.abcnews.al