PS humbi në Lezhë, Ndreu: Ndoqëm taktikë të gabuar, PD u tregua më e zgjuar

schedule17:28 - 27 Prill, 2021

schedule 17:28 - 27 Prill, 2021

Kreu i Bashkisë së Lezhës Pjerin Ndreu ka reaguar pas rezultatit të zgjedhjeve në këtë qark, ku PD-ja doli forcë e parë duke siguruar 4 mandate kundrejt 3 të PS-së. Në një reagim në rrjete sociale, Ndreu shkruan se Lezha doli me -336 vota dhe kjo erdhi si pasojë e taktikës së gabuar brenda llojit për votat e kandidatëve.

“Lezha si Qark 4-3 per PD! Dua te falenderoj te gjithe strukturat e Partise Socialiste ne teritorin e Bashkise Lezhe, si dhe shume te tjere, qe na mbeshteten dhe votuan per Nr 12. Lezha doli me -336 vota, por taktika e gabuar ne luften brenda llojit per votat e kandidateve, dhe gabimet njerezore ne votim, bene qe te dalin te pavleshme rreth 2400 vota, ku te pakten 70% e tyre jane votues te 12, pra Partise Socialiste!

Taktikisht duhet thene PD veproi me mire se kerkoi vetem per numrin 9 pa numrat e kandidateve! Shumica e votueseve kane votuar 12, por kane votu kandidatin vertikalisht duke e bere te pavleshme voten. Gjithsesi ju jam mirenjohes te gjitheve, sepse fale nesh, PS Lezhe, u ruajt mandati i trete ne qark qe ishte dhe objektivi jone!”, shkruan ai. /abcnews.al