Partia Socialiste është dhe fituesja e zgjedhjeve të 25 prillit ku në shtator do të përfaqësohet nga 74 deputete, e ndjekur më pas nga PD me 59 mandate, nga LSI me 4 mandate dhe nga surpriza e zgjedhjeve për këtë vit PSD me 3 mandate.
Pas mbylljes së numërimit të votave për partitë politike ku PS grumbulloi 48.68 % të votave, PD 39. 40 % të votave, LSI 6.85 % dhe PSD 2.25 % tashmë vijon numërimi për kandidatët fitues për çdo forcë politike në çdo qark.
Partia Socialiste që është dhe forca fituese me numrin më të madh të deputeteve duket se deri më tani kandidatët më të votuar janë 8, mes të cilëve vetë kryesocialisti Edi Rama me 10 800 vota.
Ndërkohë ajo që vlen të theksohet nga rezultatet e deri më tanishme janë se dy risitë më të mëdha me të cilat PS u prezantua në këtë Fushatë Najada Çomo dhe Luljeta Bozdo nuk kanë arritur që të spikasin për numrin e votave të grumbulluara.
Kandidatët e PS që kryesojnë listën kombëtare me vota preferenciale janë:
- Edi Rama: 10800 vota
- Niko Peleshi: 10520 vota
- Aurora Mara 8770 vota
- Saimir Hasalla 8005 vota
- Taulant Balla 7542 vota
- Blendi Klosi 6687 vota
- Damian Gjiknuri 5722 vota
- Vullnet Sinaj 5620, vota
- Bledian Çuçi 5350 vota
- Gerta Duraku 5368 vota. e.su./abcnews.al