Komisioni Qendror i Zgjedhjeve u ka nisur dy letra dy partive më të mëdha politike në vendin tonë, PS dhe PD ku u bën thirrje të zbatojnë kodin zgjedhor duke marrë masa për shkeljet që po kryhen në terren.
Në letrën drejtuar Partisë Demokratike, KQZ kërkon që kjo parti të ndalojë menjëherë materialet propagandistike të koalicionit “Partia Demokratike – Aleanca për Ndryshim PD-An”, nga fasadat e godinës Universitetit Politeknik të Tiranës. Sipas KQZ kjo ndalohet nga Kodi Zgjedhor ku në pikën 3 të nenit 3, ndalohet në mënyrë taksative afishimi i materialeve propagandistike në fasadat e godinave të banimit, institucioneve publike apo rreth tyre, brenda zonave rekreative, parqeve, në pemët e qytetit apo në shtyllat e ndriçimit.
Nga ana tjetër po ashtu KQZ i është drejtuar Partisë Socialiste që të zbatojë parashikimet e Kodit Zgjedhor. Sipas KQZ duke marrë shkase nga fakti i bërë publik i afishimit të dy materialeve propagandistike elektorale, në Bashkinë Gjirokastër, i kërkon PS që të merren masat e menjëhershme për heqjen e tyre./abcnews.a
/