Deputeti i Partisë Socialiste, Lavrdim Krrashi thotë se rienergjizimi, është ajo çak mazhoranca di të bëjë gjithmonë për t’u organizuar me strukturat e saj, por edhe me votuesit në përgjithësi.
Në një intervistë për “Ora e Fundit” në ABC News, Krrashi u shpreh se Partia Socialiste ka akoma fuqi dhe energji për mandatin e katërt.
“Rienergjizim, është fjalë e goditur, është ajo që Partia Socialiste di të bëjë gjithmonë për t’u organizuar, për t’u rienergjizuar, të gjithë strukturat e saj, me votuesit në përgjithësi, për të m,undësuar përgatotjen e një programi elektoral zgjedhor, për ta paraqitur para qytetarëve shqiptarëve vitin e ardhshëm në zgjedhjet e ardhshme. Ne, me shumë gjasë, kam bindje që Partia Socialiste, ka akoma fuqi, ka akoma energji për t’iu ofruar qytetarëve shqiptarë për një mandat të katërt në vendin tonë”, theksoi ai./abcnews.al