Nga Esiona Konomi
Partia Socialiste ka dominuar të gjithe elektoratin e kryeqytetit, duke lënë pas thuajse në cdo njësi Partinë Demokratike.
Në të gjithë bashkinë e drejtuar nga Veliaj, PS dominon me 50% të votave, krahasuar me PD që ka marr vetëm 37 % të votave.
Ka vetëm një zonë të Tiranës, në të cilën, partia demokratike ka marrë në dorë timonin.
Ajo është njësia 8, ku në zemër të Tiranës, demokratët kanë kaluar në avantazh me 2% më shumë se sa partia në pushtet. Kjo zonë ka qenë bastion i së djathtës, por socialistët e kishin aneksuar së fundmi, gjë që u rikthye në identitet të dielën e kaluar.
Në këtë njësi, socialistët nuk arritën t’i siguronin dot një vend në parlament kryetarit të partisë, Ervin Bushati, i cili e humbi betejën që në zonën e vetë elektorale.
Vota pro socialistëve nuk është një dukuri vetëm e zonës urbane, por edhe e hapësirës rurale të Tiranës.
Gjithsesi, përtej bashkisë Tiranë, në këtë qark, PD ka ruajtur territoret e saj të sigurta në zonën e Kamzës dhe Paskuqanit. Drejtimi i bashkisë në fjalë nga Rakip Suli nuk ka ndryshuar mendjen e banorëve që historikisht japin votë blu.
Socialistët kryesuan edhe në Kavajë, pavarësisht se me vetëm 150 vota më shumë se demokratët.
Vora dhe Rrogozhina sërish dhanë votë mbështetëse për qeverinë.
PS PD
Bashkia Tiranë 50 37
Baldushk 47 41
Kashar 52 35
Ndroq 54 35
Petrelë 59 36
Pezë 60 31
Vaqarr 52 39
Bërzhitë 63 28
Dajt 51 33
Farkë 52 37
Krrabë 72 22
Shëngjergj 48 41
Zall Bastar 51 36
Zall Herr 62 30
Njësia 1 52 35
Njësia 2 48 40
Njësia 3 49 37
Njësia 4 49 37
Njësia 5 52 34
Njësia 6 54 34
Njësia 7 49 39
Njësia 8 43 45
Njësia 9 47 42
Njësia 10 50 38
Njësia 11 45 43
/Abcnews.al